Skip to content
Kryesore

E trishtë! Humb jetën foshnja që u braktis nga nëna në garazh

· 1 min lexim

Foshnaj qëe u braktis ditën e djeshme në garazhin e një pallati në Yzberisht të Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë.  Ditën e sotme raportohet lajmi i vdekjes së foshnjës së porsalindur.

Lami është bërë i ditur nga ministri Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në ‘Facebook’.