Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka dhunuar barbarisht gruan e tij, e cila më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa në pranga ka përfunduar 70-vjeçari i identifikuar me inicialet E.D. Ky i fundit, për arsye që nuk dihen ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, H. D., e cila pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nga mjekët, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës,“-bën me dije Policia.