Skip to content
Kryesore

Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, një në pranga, dy të proceduar

· 1 min lexim

Në Lushnjë janë sekuestruar arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë.

Për këtë është arrestuar një 60-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Policia thekson se i arrestuari lëvizte i armatosur në qytet, kurse dy të tjerët ishin  pasagjerë në makinën e tij. Pas kontrolleve, të zhvilluara dhe në banesat e tyre janë gjetur edhe armët.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  aktivitetit të tre personave.