Skip to content
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ 71-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe ndërron jetë

· 1 min lexim

Një 71-vjeçare, e identifikuar si Nafije Beqiri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen 29 Nëntori të qytetit të Vlorës. Ajo jetonte së bashku me vajzën e saj.

Sipas policisë së Vlorës në kushte të depresionit i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte së bashku me vajzën e saj. Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe kanë shoqëruar trupin pa jetë drejt morgut dhe është duke marrë në pyetje vajzën e 71-vjeçares.