Skip to content
Kronikë

E rëndë në Tiranë, i moshuari hidhet nga kati i 7-të i pallatit

· 2 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një i moshuar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte.

Burri ishte në moshën 86-vjeçare dhe e ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i shtatë i palllatit ku jetonte.

86-vjeçari është me inicialet H.H. Akoma nuk dihen shkqet pse i moshuari vendosi t’i jepte fund jetës. Gjthashtu ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes apo motivi i një akti të tillë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Theksojmë se gjendja psikologjike e shqiptarëve kohët e fundit ka qenë e reënduar.

Siç ndodhi me Covid-in, nevoja për të qenë të informuar me pushtimin rus po ndikon në shëndetin tonë mendor, sipas ekspertëve të fushës psiko-sociale. Qershia mbi tortë janë rritja e vazhdueshme e çmimeve në vend.

Sipas Deada Hykës të qënurit  jo pjesë fizike e luftës, nuk e përjashton vendin tonë nga rritja e stresit dhe pasigurisë nga konflikti, si dhe nga ndryshimet e kostove të jetesës, me rritjen e beftë të çmimeve javët e fundit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 19.03.2022, në rrethana ende të paqarta, shtetasi H. H., 86 vjeç, është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.