E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i 12-të i një hoteli dhe humb jetën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë dy ditë më parë.

Një person është hedhur nga kati i 12-të i një hoteli.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një 34-vjeçare me iniciale G.V.

Kjo e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i saj i pajetë u gjet në shkallët e emergjencës.

 Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento