Skip to content
Kronikë

E rëndë në Kamëz, burrë e grua qëllohen me armë zjarri pranë banesës (Emrat)

· 2 min lexim

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme Kamzën, ku janë plagosur një burrë e një grua nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kosova” ndërsa janë ende të paqarta arsyet e plagosjes. Mësohet se të plagosur kanë mbetur Preng Paluca rreth të 50-ave dhe gruaja e tij, Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Gjithashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.