Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qëllohen me armë dy të rinjtë në Sarandë

18:11 17/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Dy të rinj nga Kamza mbetën të plagosur rëndë mesditën e sotme në Sarandë, pas një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, pranë stadiumit të qytetit. Të plagosur kanë mbetur Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, dhe Ernest Lama, 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të sulmit dy vëllezërit Ramadan dhe Erion Canaj (i njohur dhe si Zoto), të cilët janë shpallur në kërkim.

Identifikimi i tyre u bë përmes kamerave të sigurisë në zonë. Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar drejtpërdrejt në drejtim të viktimave, përpara se të largoheshin nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar një çantë me një armë zjarri brenda, si dhe ka gjetur katër gëzhoja. Ende nuk është sqaruar nëse arma u përket autorëve apo të plagosurve.

Vëllezërit Canaj konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë. Ramadan Canaj ka qenë më parë i dënuar në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për goditje për shkak të detyrës.

Gjatë qëndrimit në Greqi, ai ka qenë i përfshirë edhe në një shkëmbim zjarri me policinë greke. Ndërkohë, Erion Canaj ka qenë i arrestuar në shkurt 2024 për armëmbajtje pa leje, por është shpallur i pafajshëm nga gjykata, dhe më herët, në dhjetor 2022, kishte dhunuar rojen e spitalit të Sarandës.

Dyshimet e para flasin për një konflikt të mëparshëm mes palëve si shkak i sulmit, por grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në zonë janë shtuar kontrollet dhe forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e autorëve.

Etiketa: armeSarande

Të tjera

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për...

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Para
Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.