Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Elbasan/ Trajleri merr përpara autobusin, ndërron jetë një person

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë.

Një trajler përplasi një autobus, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave, shkruan “Faxweb”.

Trajleri drejtohej nga shtetasi A.H, banues në Durrës, ndërsa autobusi nga Th.K., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit, një 82-vjeçare me iniciale R.H., ka ndërruar jetë, ndërsa janë lënduar shtetaset D.M 36 vjeçe dhe 44-vjeçarja A.G., të cilët ishin pasagjere në autobus.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.