Skip to content
Kronikë

E rëndë në Durrës/ Hyri në plazh për t’u larë, mbytet 75-vjeçari

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Durrësit, ku një 75-vjeçar është mbytur. Sipas burimeve zyrtare ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:40. “Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës ka lajmëruar se në qendrën shëndetësore ka shkuar pa shenja jete shtetasi me inicialet B.S., 75-vjeç i cili është banues në Durrës. Dyshohet se 75-vjeçari është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 në Durrës. Nuk ka informacione dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Mësohet se grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë Durrës

Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.