Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Delvinë/ 24-vjeçarja shtatzënë vetëhelmohet me helm dhelprash dhe hidhet nga dritarja

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Delvinë.

Një 24-vjeçare, identiteti i të cilës ende nuk është bërë me dije ka tentuar të vetëhelmohet me helm dhelprash dhe është hedhur nga dritarja.

E reja është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që mësohet se fatkeqësisht nga helmi dhe hedhja ka humbur fëmijën.

Edhe vetë 24-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të renë në një akt të tillë.