Skip to content
Showbiz

E quan “Princi im!” Kush është mashkulli seksi që ngre në ajër balerinën Klaudia Pepa?

· 1 min lexim

Klaudia Pepa i ka bërë të gjithë kuriozë me një foto të fundit të publikuar në Instagram, ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli tepër seksi.

Pak ditë pasi deklaroi në një intervistë se ende nuk e ka gjetur ende dashurinë, balerina e njohur shqiptare bëri një dedikim të veçantë për kolegun e saj balerin Francesco Mariottini.

“Princi im”, shkruan Klaudia teksa publikon një foto ku shfaqet e ngritur në ajër nga Francesco gjatë një kërcimi, me siguri pjesë e ndonjë projekti që do të vijë së shpejti.

Francesco ka qenë balerin profesional i Amici-t, dhe tanimë njihet si një ndër balerinët më të njohur në Itali.

https://www.instagram.com/p/BsgfEZdDQpz/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë, pak ditë më parë, Klaudia u shpreh se është ende në pritje të dashurisë, ndërsa pret që mashkulli i zemrës të jetë i ndjeshëm dhe të dijë të jetojë me jetën e saj private dhe publike si personazh i njohur i ekranit.

https://www.instagram.com/p/Bsc22EQDu4L/?utm_source=ig_embed

Iconstyle.al