Skip to content
Të Gjitha

E quajti komentuesin daun, drejtuesja e fondacionit mallkon Myslim Murrizin

· 2 min lexim

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, pak ditë më parë u përfshi në një debat në rrjetet sociale me një komentues, për shpenzimet e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt.

Komentuesi akuzoi Murrizin se po i dilte në krah Gjonajt.

Murrizi i është kundërpërgjigjur menjëherë, ndërsa e ka quajtur edhe daun.

Në lidhje me komentin e Murrizit ka reaguar fondacioni “Down Syndrome Albania”.

Drejtuesja e këtij fondacioni, Emanuela Zaimi, është shprehur se ndaj Murrizit do të procedohet me ankesa institucionale.

Në reagim,  Zaimi i thotë Murrizit se nuk është më i mirë sesa personat me sindromën daun dhe se duhet të hapë kodet e etikës të partisë dhe të parlamentit.

Ndër të tjera, ajo i kujton deputetit demokrat se paguhet nga taksat e qytetarëve, përfshi edhe atyre me aftësi të kufizuara.

Zaimi gjithashtu ka lëshuar një mallkim për Murrizin, ndërsa e quan të ligë dhe injorant.

“Ju mallkoj qe cdo nate ne enderr, t’ju dale im bir, duke ju ledhatuar koken e perqafuar si vec ai di. Po po, t’ju dale cdo nate ne enderr, deri ne diten qe ju te plasni prej sikletit e te beheni pishman se pse e perdoret gjendjen e tij gjenetike per sebep te lekeve nga taksat e ne prinderve te tyre, leke me te cilat ju dhe dhe koleget tuaj ( ju me demek te drejtesise!!) flini ne hotele luksoze…”, thuhet ndër të tjera në reagim.