Skip to content
Të Gjitha

E quajnë koronavirusin iluzion/ Shpërndahet protesta te sheshi “Skënderbej”, shoqërohen tre protestues

· 1 min lexim

Përfaqësues të shoqërisë civile në mesin e të cilëve Sazan Guri dhe Altin Goxhaj, kanë zhvilluar një protestë sot në sheshin “Skënderbej”

Ata  kanë dalë kundër masave të ndërmarra nga qeveria, duke kërkuar heqjen e karantinës.

Protestuesit e kanë quajtur koronavirusin iluzion, ndërsa thonë se është krijuar për të instaluar diktatura.

Protesta e cila nisi nga Facebook-u, mblodhi pak persona, ndërsa në sfond dëgjoheshin thirrjet “Jo diktaturës” dhe “Për lirinë e Shqipërisë”.

Policia ka bërë thirrje për shpërndarjen e protestuesve dhe më pas ka ndërhyrë.

Uniformat blu kanë shoqëruar 3 protestues në polici, në mesin e tyre edhe Sazan Gurin.