Skip to content
Kryesore

E qëlloi në kokë dhe më pas vrau veten, 44-vjeçarja dërgohet te Trauma

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj partneres së tij, Anila Prendushi, duke e plagosur në kokë.

Pas sulmit, Manaj i ka dhënë fund jetës.

E plagosura, fillimisht u dërgua në spitalin e Shkodrës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, është transferuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.