Skip to content
Kronikë

E paprecedentë në Vaun e Dejës! Babë e bir kërcënojnë me armë dy vëllezër

· 1 min lexim

Ditën e sotme në Vau e Dejës raportohet një sherr për motive pronësie.  Bëhet e ditur se 53-vjeçar dhe djali i tij, 27 vjeç kanë kërcënuar me armë zjarri dy vëllezër.

Babë e bir, Kujtim Gegaj, dhe Altin Gegaj kanë bërë sherr me dy vëllezërit dhe janë larguar. Është vënë në pranga 53-vjeçari ndërkohë që Altin Gegaj është në kërkim.  Ata kanosën me armë zjarri dy vëllezërit Gj.M., 37 vjeç dhe Gj.M., 35 vjeç, banues në Bushat.