Skip to content
Të Gjitha

E mori përpara makina në Lezhë, 17-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, te “Kryqëzimi i Rriles”.

Një 17-vjeçare me iniciale Xh.D., është përplasur nga makina.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, F.D., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës. Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.