“E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat, ka vdekur rrugës”/ Rama sulmon sërish mediat: Këta janë kriminelë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, ku zhvilloi takime me banorët.

Më pas kreu i qeverisë takoi edhe grupet e huaja që kanë ardhur, për të bërë inspektimet në terren.

Gjatë takimit me banorët, njëri prej tyre i tha Ramës, se kishte humbur të atin, pas lajmit se ishte shembur spitali i Durrësit, shkruan “Balkanweb”.

Banori i tha Ramës, se e kishte nisur me urgjencë babanë në Berat, por kishte ndërruar jetë gjatë rrugës.

Pasi dëgjoi banorin, kryeministri tha se hallin do ta zgjidhin bashkë, ndërsa i cilësoi mediat kriminele.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat.
Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros.

Rama: E zgjidhim bashkë. Keni ndonjë hall tjetër?

Banorët: Siguria, nuk futemi dot në pallat.
Banori: Na janë prishur të gjitha hyrjet, motra, vëllai këtu i kishim.

Banorët: Po na vjedhin.
Rama: E di sa janë 10 mijë, janë më shumë se ushtria shqiptare. Tani flisni kot.

Rama: Që ta mbaj mendjen, mos ma shtyni ju kaq shumë.
Rama: Iu çanë muret iu shpëtoi babai, e marrin e çojnë në spital pastaj nga spitali i Durrësit në Berat e iu vdes rrugës. Këta janë kriminelë. Në këto kushte, në këtë moment në vend që të mendojnë dy herë kur flasin, në vend t’i lënë kur të mbarojë kjo faza debatet, non stop nëpër portale, non stop nëpër kanale. Kjo është historia.

Shpërndaje
Share.

Komento