“Askush nuk na dëgjon”/ Banorët në Tiranë të terrorizuar, eskavatori gërrmon afër themeleve të pallatit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmeti i 26 nëntorit nuk e ka penguar aspak një firmë ndërtimi në Tiranë, që të vijojë punën.

Sipas “Report Tv”, banorët në rrugën “Faik Konica”, janë të frikësuar nga punimet e një firme ndërtimi.

Eskavatori po gërryen themele ngjitur me një pallat të banuar, duke terrorizuar banorët.

Këta të fundit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve, pasi gërmimet rrezikojnë themelet e pallatit, ndërsa kanë thënë se askush nuk i dëgjon.

Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Ndërkohë mijëra shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi dhe janë strehuar nëpër çadra dhe hotele.

Në Durrës grupet e inspektimit kanë nisur punën për të verifikuar shkallën e dëmtimit në banesat e prekura.

Shpërndaje
Share.

Komento