Skip to content
Të Gjitha

E kthyen qytetin në zonë të kuqe të COVID-19, mbyllen 21 fasoneri në Krujë

· 1 min lexim

Kruja është kthyer në zonë të kuqe të COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Shkak për këtë janë bërë fasoneritë, ku një numër i madh punëtorësh dhe familjarë të tyre janë infektuar.

Në total numri i të prekurve nga COVID-19 në Krujë është 58, ndërsa pritet të konfirmohen 7 raste të reja, ku dy janë punëtorë fasonerie dhe 5 të tjerë kontakte të tyre.

Si pasojë e gjendjes alarmante, 21 fasoneri janë mbyllur në Krujë dhe tashmë punojnë vetëm 6, shkruan “Balkanweb”.

Vatra e fasonerisë në Krujë është përhapur edhe në Kurbin, ku numërohen 28 të prekur, të cilët janë punëtorë dhe familjarë të tyre.

Aktualisht numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 634, në mesin e të cilëve 27 viktima dhe 356 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 33 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID2 janë shtruar 7 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rëndë.