E kthyen pyllin në parcelë kanabisi, arrestohen dy vëllezërit në Ndroq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar dy vëllezër në Ndroq.

Gjithashtu mësohet se nën hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatit Mënik në Ndroq. Të tre këta persona akuzohen nga policia se kanë mbjellë kanabis në pyllin e fshatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq.

Dy vëllezërit 17 dhe 35 vjeç janë arrestuar në flagrancë, e ndërsa vëllai i tyre i tretë është vënë në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq; T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq;

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).
Gjithashtu u procedua në gjedje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

Shpërndaje
Share.

Komento