Skip to content
Të Gjitha

E kishte shndërruar shtëpinë në një depo ushtarake, 24 vjeçari kapet në flagrancë

· 1 min lexim

Një i ri 24-vjeçar është kapur në flagrancë nga Policia e Shkodrës.

Operacioni policor i koduar “Kiras” është finalizuar me ndihmën e forcave “Shqiponja”.

I arrestuari është shtetasi me iniciale S. B., banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi dy armë zjarri, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Armët e sekuestruara

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.