Skip to content
Të Gjitha

E kërcënonte me mesazhe në “Facebook” se do i publikonte foto e video, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për dhunë në familje.

Po ashtu policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një 40-vjeçar, pasi kërcënonte me mesazhe në rrjetet sociale shtetasin G. B, se do i publikonte disa foto e video në internet.

Me anë të këtyre kërcënimeve, 40-vjeçari ka përfituar edhe shumën prej 57.500 lekë ndaj shtetasit G. B.

40-vjeçari u identifikua si Mentor Dunga, nga Kamza.

Nëpërmjet Facebook-ut i arrestuari i ka kërkuar duke e kërcënuar një qytetari nga Kamza 300 mijë lekë të vjetra dhe ky i fundit ia ka dhënë.

Pas disa ditësh i ka kërkuar edhe 600 mijë të tjera por personi ka shkuar në polici e ka denoncuar.

Pas ndërhyrjes së policisë ai eshte venë në pranga.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë ndalimin e shtetasit A. B., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.