Skip to content
Të Gjitha

“E kemi mbytur me peshqir”/ Kunati i viktimës në Mallakastër mohon nipin: Nuk do e takoj sa të jem gjallë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. Diana Saliaj, 50 vjeç, u dhunua dhe më pas u vra nga nipi i bashkëshortit, së bashku me shokët e tij.

Ajo u gjet e lidhur brenda në një rezervuar, ndërsa më parë ishte dhunuar.

Luis Saliaj, 16 vjeç, hyri në banesën e gruas së xhaxhait për ta grabitur.

Situata doli nga kontrolli dhe më pas gruaja përfundoi e vrarë.

Kunati i të ndjerës, Ilir Saliaj, në një intervistë për “Balkanweb”, është shprehur se pas kësaj ngjarjeje, 16-vjeçari nuk është më nipi i tij.

Më tej ai zbulon se adoleshenti i ka thënë policisë, se e kanë mbytur me dëshirë 50 vjeçaren.

Ndër të tjera xhaxhai tha se nipi i tij është djali i keq, përdorues hashashi dhe tip mashtruesi.

“Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me peshqir”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, tha xhaxhai adoleshentit.

Vetë Luisi është shprehur i penduar, a keni marrë ju avokat?
As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë.

Ky është abandonim që i bëni ju..
Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip!

Me babain e Luisit keni arritur të flisni pas ngjarjes?
Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë

Të dy prindërit janë në gjendje shoku…
Po, sidomos i ati i Luisit.

A ka pas konflikt mes familjeve?
Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh.