Skip to content
Të Gjitha

E fundit/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset rëndë 52-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një 52-vjeçar i identifikuar si S. Fikaj, 52 vjeç, ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Ura e Shtrenjtë, njësia administrative Postribë.

Ky i fundit, pasi u dërgua në spitalin e Shkodrës, u nis me urgjencë për në spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.

Deri tani nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar dhe as shkaku i ngjarjes, teksa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje ku po hetojnë për zbardhjen e rrethanave.