Skip to content
Të Gjitha

E fundit/ Rritet numri i të infektuarve nga Coronavirusi në vendin tonë

· 1 min lexim

Është rritur numri i të infektuarve nga Coronavirusi në vendin tonë, pasi Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 42 të infektuar deri tani.

Së fundmi, janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 42 raste:

Tiranë 26 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Nga personat e infektuar:
17 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Po ashtu, janë testuar 17 persona pjesë e personelit shëndetësor, që kanë patur kontakt me një person të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv.

Rezulton se 2 prej tyre kanë rezultuar pozitivë dhe janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.