Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se preku 9-vjeçaren në vende intime, policia shoqëron të moshuarin në Fier

· 1 min lexim

Një 73-vjeçar është shoqëruar nga policia e Fierit, pas dyshimeve për ngacmim seksual.

Nëna e një vajze 9-vjeçe ka akuzuar të moshuarin, të cilin e ka fqinj, se e ka prekur të bijën në vende intime.

Pasi bëri denoncimin, policia bëri menjëherë shoqërimin e të moshuarit, për ta marrë në pyetje.

E mitura ndërkohë do të merret në pyetje në prani të psikologjes, për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.