Dyshohet se po bënin gara, detaje të reja nga aksidenti që i mori jetën 17-vjeçarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm te rrethrrotullimi i TEG.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 17-vjeçar. “Faxweb” ka mësuar se viktima është Kristjan Vasili.

Ndërkohë të plagosur mbetën Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

Dyshohet se të rinjtë po bënin gara me njëri-tjetrin.

Ata po ecnin me shpejtësi të lartë, çka ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje
Share.

Komento