Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se abuzoi me të miturën në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari

· 1 min lexim

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas akuzave për abuzim seksual me një vajzë të mitur.

Mësohet se ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz.

Vajza u ka treguar prindërve për ngjarjen dhe më pas këto të fundit kanë bërë denoncimin në polici.

Sipas raportimeve në media, mësohet se i arrestuari është A.D., i cili ka hedhur poshtë akuzat.

E mitura ndërkohë është marrë në pyetje nga psikologët, si dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore.