Skip to content
Të Gjitha

Dyshimet për veprime fiktive në kredinë për apartamentin, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Klodian Kurushin.

Ky i fundit kaloi me sukses të tre kriteret e vlerësimit.

Gjatë seancës së fundit ai u vlerësua nga Komisioni për profesionalizmin dhe figurën.

KPK identifikoi dy gjetje për Kurushin, në lidhje me veprime të mundshme fiktive, për përfitimin e një kredie të butë.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqje 79.8 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2013, për vlerën e 6.3 milion lekëve.

Për gjetjet e Komisionit, Kurushi dha shpjegime, por rezultoi që deklarimet janë bërë të sakta.

Klodian Kurushi mbaroi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe nisi karrierën në Drejtësi, nga Gjykata e Sarandës.

Në 2005-ën ai emërohet pranë Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vijon ta kryejë edhe pas 14 vjetësh.

Gjithashtu Kurushi është ekspert dhe trajnues në shkollën e Magjistraturës.