Koronavirusi ka “detyruar” mbylljen e sportelit të pagesave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Përmetit.
Mësohet se shkak është bërë infektimi i arkëtares me koronavirus, ndërkohë pritet që të merren tamponë edhe tek qytetarët, të cilët së fundmi kanë bërë pagesën e tyre të energjisë elektrike.
Ndërkohë një rast tjetër është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit, vend i cili edhe më parë ka pasur raste.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste me COVID-19. Aktualisht në vendin tonë ka 1160 raste aktive. Sakaq në spitalin Infektiv po marrin shërbim 89 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar, ku një është intubuar.