Skip to content
Të Gjitha

Dy mjete përlasen “kokë më kokë” në Elbasan, plagosen dy gra

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, në aksin rrugor Labinot Fushë-Xibrakë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosura dy gra.

Makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, duke u shkatërruar plotësisht.

Dy të plagosurat janë dërguar në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.