Dy mami rezultojnë pozitive me COVID-19 në Elbasan, të infektuarat sillen tek Infektivi në Tiranë
Në Elbasan kanë rezutuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit tetë persona, dy prej të cilëve mësohet se janë mami të maternitetit.
Nga 8 rastet e konfirmuar ditën e sotme, mësohet se dy mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas konfimimit të infektimit të tyre, shërbimi është mbyllir në spital.
Nërkohë, mësohet se mamitë e infektuara me COVID-19 janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin, mes tyre edhe mjeku Hysni Shkjau dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.