Skip to content
Të Gjitha

Dy inspektorët e IKMT që merrnin ryshfet, të deleguarit e PS-së në Kamëz

· 2 min lexim

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

Dritan Nikolli, 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz;

Ermal Baci 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Dy inspektorët e Kamzës janë miq me njëri-tjetrin. Kjo i’ua ka lehtësuar dhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.

Ata akuzohen nga SPAK se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë marrë shtetasve të ndryshëm për një periudhë 6 mujore, shuma të mëdha parash në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Dritan Nikolli është një emër i rëndësishëm brenda radhëve të Partisë Socialiste. Ai është i deleguari i kësaj force politike për Laknasin. Ndërkohë, inspektori tjetër Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz./Gazetareforma.com/