Skip to content
Të Gjitha

Dy ditë para se afati i Reformës Zgjedhore të mbarojë, Basha mbledh aleatët

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate se sot në orën 12:30, do të mbledhë aleatët e tij për Reformën Zgjedhore.

Çështja e dikutimit do të jetë Reforma Zgjedhore, për të cilën politika shqiptare ka “zierë” prej disa ditësh.

Edhe dy ditë kanë mbetur nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Basha ka kryer disa takime ditët e fundit përfshi ambasadoren amerikane Yuri Kim, Kryemadhin, Vasilin apo dhe ekspertët e PD.