Dy automjete përplasen në Korçë, plagosen dy persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.9, në afërsi të pazarit të qytetit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Të lënduar kanë mbetur njëri prej drejtueve të mjetëve dhe  një pasagjer.

Ata janë dërguar në qendrën spitalore të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka arritur në vendngjarje për të bërë ekspertizën dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

 

Shpërndaje
Share.

Komento