Skip to content
Kronikë

Durrës/ Udhëtonte me motor, humb jetën 64-vjeçari

· 1 min lexim

Një 64-vjeçar që udhëtonte me motor ka humbur jetën në aksin rrugor Plepa – Shkozet në Durrës. Policia deklaroi se ekspertët do përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.