Skip to content
Kronikë

Durrës/ Arrestohet 25-vjeçari që shantazhonte një person për lekë

· 1 min lexim

Është arrestuar në Durrës 25-vjeçari Benardo Doçi pasi ai ka kërcënuar vazhdimisht një 42-vjeçar përmes telefonit për t’i marrë 5 mijë dollar.

I riu u kap në flagrance nga policia e Durrësit teksa i merrte dollarët 42-vjeçarit. Forcat blu kanë arritur të sekuestrojnë shumën e parave si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02EddDc8KDPnhDWr934fLMram6bxB3ZZ2skQoA2xSj3DPDqytgw2bsUoArKZQyx1d2l&id=100068191943743