Skip to content
Kryesore

Duelet që mbyllin javën e 14-të të Superiores

· 1 min lexim

Java e 14-të e Superiores përmbyllet sot me tre sfida interesante, të cilat do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Në orën 13:30, Bylisi do të jetë mikpritës ndaj kampionëve aktualë të Egnatias.

Ndërkohë, në orën 17:00, do të luhen dy ndeshje të tjera.

Elbasani pret Tiranën në një duel të rëndësishëm, ndërsa Partizani synon fitoren kundër Laçit për të rikthyer pozitat e veta në krye të tabelës së kampionatit.