Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja që fundos Ahmetajn/ Lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin nga “bosat” e inceneratorëve

13:26 11/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Fati i ish-zëvendës/kryeministrit Arben Ahmetaj tashmë është në dorën e Këshillit të Mandateve në Kuvend, teksa SPAK doërzoi dje kërkesën për ta arrestuar.  Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme në materialin e dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ka renditur të gjitha udhëtimet e shtetasit Arben Ahmetaj jashtë territorit të Shqipërisë, të nisura nga viti 2011. Sipas matrialeve, rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij kanë qendruar, janë paguar nga pronarët e inceneratorëve. Theksojmë se në dosjen prej 12 faqesh të SPAK janë listuar të gjithë hotelet ku ish-zëvendës kryeministri ka qendruar dhe se si është bërë pagesa e nga kush është bërë.

Ndër të tjera, SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

“Në e-mailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 20.02.2014, i është dërguar e-mail nga Booking.com për prenotimin e tij në hotel Sans Souci në Vienë, ku konfirmohet për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj, prenotim i kryer fillimisht më datë 20.02.2014 deri më 23.02.2014. Nga të dhënat e TIMS, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalë nga territori i Shqipërisë nëpërmjet PKK Rinas, nëpërmjet linjës së fluturimit Austria Airlines- Viena dhe është kthyer më 26.02.2014 me të njëjtën linjë fluturimi”, raportohet  në dosjen e SPAK.

Po ashtu janë gjetur prenotime të cilat janë bërë nga pronarët e inceneratorëve për bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt.

“Në kompjuterin e Klodian Zoto është gjetur një dokument nga Four Season Hotel, Milano, me emërtimin “Modulo për l’abbedito su carta Credito”, në të cilën pasqyrohet se poseduesi i kartës, Klodian Zoto ka bërë një rezervim për shtetasit Eroja Hoxha dhe Mirel Mërtiri për periudhën nga data 19.11.2015 për Super queen dhe nga data 20.11.2015 për King Junior dhe me datë kthimi 22.11.2015.

Në e-mailin e Zotos është gjetur gjithashtu rezervim nga Booking.com me guest name bashkëjetuesen e Ahmetaj, për hotelin Four Season Milano për të njëjtën periudhë, Nga të dhënat e TIMS, ajo ka dalë nga territori i Shqipërisë më 19.11.2015 me linëjn e ALITALIA-AZ 510/507 Romë dhe është kthyer me datë 22.11.2015 me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano.

Po ashtu nga të dhënat e sistemit TIMS më datë 20.11.2015 ka dalë nga territori i Shqipërisë me linjën ALITALIA-AZ 506/511Milano edhe Arben Ahmetaj i cili më pas është kthyer më kthyer me datë 22.11.2015 me të njëjtën linjë si bashkëjetuesja”, thuhet në dosje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, ja manovrat e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, ja manovrat e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English