Skip to content
Politikë

Dosja e Suel Çelës, Apeli lë në burg Fetahun dhe heq masën për gazetarin Qyno

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për “arrest me burg” ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, e përfshirë në hetimet për grupin e Suel Çelës.

Ndërkohë, Apeli ka shfuqizuar masën e detyrimit për paraqitje ndaj gazetarit Elton Qyno.

Vendimi u shpall më 14 janar 2025, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Gjykata ka miratuar vendimet e mëparshme të datave 22 dhe 27 nëntor 2024, për disa nga të hetuarit, ndërsa ka shfuqizuar ato për Qyon.