Dosja e atentatit ndaj Tom Doshit, kjo është shuma e dëmshpërblimit që kërkon Durim Bami

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Durim Bami është personi i arrestuar për kallëzim të rrëmë ndaj atntatit të deputetit Tom Doshi. Ai ka kërkuar nga shteti një dëmshpërblim të majmë për burgim të padrejtë.

Sipas “Report Tv”, i cili ka siguruar edhe kërkesën e Durim Bamit, ky i fundit ka treguar se ka qëndruar 839 ditë në masë sigurie arrest në shtëpi në mënyrë të padrejtë. Ndërkohë nga gjykata Bami është dënuar me 8 muaj.

Durim Bami kërkon nga gjykata të pranojë kërkesën për vuajtjen e padrejtë të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë.

Kjo padi tashmë është regjistrua në gjykatën administrative tiranë dhe pritet që kjo gjykatë të vendosë nëse do e pranojë apo jo.

Sipas ligjit kompensimi financiar në padit për burgime të padrejta dëmshpërblehen me 2 mijë lekë për një ditë burgim dhe 3 mijë lekë për një ditë paraburgim dhe 1 mijë lekë për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Durim Bami u arrestua në 3 mars 2015, dhe në 6 mars krimet e rënda caktuan ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Kjo akuzë ra dhe më pas gjykata e Tiranës me vendim të datës 8.5.2015 caktoi ndaj tij arrest në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë.

Në këtë dosje ishin të përfshirë Tom Doshi, Mark Frroku, dhe Durim Bami ku dëshmuan të gjithë zyrtarët.

Në 4 prill 2018 Durim Bami u dënua për kallëzim të rremë me 1 vit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u reduktua në 8 muaj dhe për shkak se dënimi ishte më i vogël se masa e sigurisë në kohëzgjatje ajo u shua dhe ndaj Bamit s’ka asnjë dënim në fuqi.

Durim Bami kërkon 8.4 milionë lekë dëmshpërblim nga shteti shqiptar.

Shpërndaje
Share.

Komento