Skip to content
Kryesore

Dosja “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, arsyeja

· 1 min lexim

Seanca paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen “Buka sh.a” është shtyrë, pasi gjyqtari i Posaçëm, Erion Çela, ishte në leje.

Sipas burimeve nga Gjykata e Posaçme, mungesa e gjyqtarit ka bërë të pamundur zhvillimin e seancës.

Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.