Skip to content
Të Gjitha

Dorëzohen mandatet në KQZ, protestuesit pas Bashës e Kryemadhit

· 1 min lexim

Opozita e bashkuar dhe protestuesit pas parlamentit marshuan drejt KQZ-së.

Në krye ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Pas tyre gjithë protestuesit, të cilët i shoqërojnë drejt zyrave të KQZ për të dorëzuar mandatet.

Krerët e opozitës, të kryesuar nga Lulzim Basha, janë ndaluar nga policia në fillim dhe më pas janë lejuar të hyjnë.

“Po tentojnë të na provokojnë, kërkojnë përplasje. KQZ nuk ka kërkuar mbrojtje”, u shpreh Basha.

Pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme, ish-deputetët tashmë kanë dorëzuar në sekretari refuzimet e mandateve të deputetëve të pas listës.