Skip to content
Të Gjitha

Dorëhiqet kreu i Bashkisë së Durrësit, ja kush pritet të zëvendësojë Zhuljen Varfajn

· 1 min lexim

Durrësi ka mbetur sërish pa një kryetar bashkie, pasi Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se shkak për dorëheqjen është bërë gjendja e tij shëndetësore.

Varfaj ka hequr dorë edhe nga posti i zv.kryetarit, të cilin e mbante më parë. Zhuljen Varfaj mori drejtimin e Bashkisë së Durrësit më 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Kjo e fundit hoqi dorë nga posti i kryebashkiakes pas gafave që bëri në deklaratat pas tërmetit.

Sako tha se ishte e lumtur që ishin regjistruar vetëm 51 viktima dhe se qytetarat janë dërguar në hotele me 5 yje, ku në gjendje normale nuk do të kishin kurrë mundësi të shkonin.

Tashmë pritet që vendin e Varfaj ta marrë Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Shërbimeve dhe prej dy muajsh është emëruar zv.kryetare e bashkisë.