Doli të mblidhte bimë medicinale në Dibër, familja denoncon të zhdukur pas 5 ditësh 18-vjeçarin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 18 vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh.

Familjarët kanë të ditur se i riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale, por ai nuk është kthyer në banesë edhe pse kanë kaluar 5 ditë.

Kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 18-vjeçarit Ardian Pali.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, Tanushë.

Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

Shpërndaje
Share.

Komento