Europa Nostra: Përshëndesim angazhimin e presidentit Meta, Teatri Kombëtar simbol i tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Europa Nostra ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Twitter, Europa Nostra ka falenderuar presidentin Meta për angazhimin e tij, ndërsa shprehet se trashëgimia kulturore është burim kryesor për të ardhmen evropiane të vendit.

Teatri Kombëtar u shemb në 17 maj nga një operacion i befasishëm policor pavarësisht protestave 2-vjeçare nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe artistëve.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ne gjithashtu e falenderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike.
Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan Europa Nostra.

Shpërndaje
Share.

Komento