Doli për kafe dhe nuk u kthye, gjendet i vdekur pas dy ditësh 66-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme pak kilometra larg Delvinës. Sipas “Dosja.al”, bëhet fjalë për shtetasin Zeman Kusho nga fshati Stjar i Delvinës Ai është gjetur sot i pajetë në fshatin Bajkaj të Delvinës.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të pinte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Për herë të fundit, Kusho është parë nga kamerat e një biznesi në Stjar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë bërë Zeman Kushon të ndërronte jetë por një nga dyshimet janë temperaturat e larta.

Dyshimet janë se moti i nxehtë mund të ketë sjellë komplikacione në shëndetin e 66-vjeçarit, pasi në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.

Shpërndaje
Share.

Komento