Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Doli me djalin për të parë ndeshjen, 43-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri

11:32 07/04/2025
Reading Time: 1 min lexim
Vrasja e Vladimir Topjanës, detaje të reja

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme rajonin e Pordenones në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana, u ekzekutua me armë zjarri nga një bashkëkombës i tij.

Vrasja ndodhi në sy të djalit 17-vjeçar të viktimës, pranë një lokali ku kishin shkuar për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 në qytezën Fontanafredda, përpara “Bar Sporting”, një lokal i frekuentuar nga tifozët e Milanit.

Sipas dëshmive, konflikti nisi jashtë lokalit, në rrugën Buonaroti, kur një “Audi” e bardhë ndaloi pranë Topjanës dhe një të afërmi të tij. Prej saj zbritën disa persona, mes tyre edhe 30-vjeçari që u identifikua më vonë si autor i vrasjes.

Debati mes palëve agravoi shpejt, duke tërhequr vëmendjen e klientëve të lokalit që tentuan të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

Por tensioni u zhvendos në një hapësirë mes dy bizneseve aty pranë, ku autori nxori armën dhe qëlloi tre herë në drejtim të Topjanës. Një prej plumbave e goditi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autori tentoi të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, por u arrestua nga policia italiane disa orë më vonë, në zonën e Orsagos. Motivet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Viktima, Vladimir Topjana, jetonte në Cordenons me familjen e tij dhe punonte si shofer. Ai njihej si person i qetë dhe e frekuentonte shpesh zonën ku ndodhi ngjarja, për shkak të lidhjeve familjare. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj vrasjeje tragjike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arme zjarrindeshjen

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën

Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English