Dogana e Kakavijës do të punojë vetëm gjatë ditës, rradhë kilometrike për të hyrë në Greqi
Pas lajmit se pikat kufitare me Greqinë, përkatësisht Kakavija dhe Kapshtica do të vijojnë punën vetëm gjatë ditës nga ora 06:00-22:00, ka krijuar rradhë të gjata kilometrike në hyrjen drejt kufirit grek.
Rradha e gjatë është shkaktuar nga kontrollet e imëta që pala greke po kryen ndaj atyre që hyjnë në vendin e tyre por edhe vonesat me bërjen e tamponëve për virusin Covid.
Ndërkohë kujtojmë se nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditore për të gjithë ata shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kapshticës, rregull ky i vendosur pak ditë më parë edhe për doganën e Kakavijës.
Deri më tani lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.
